Evertoni mund ta kthejë Behramin në Premier League
Londër, 21 shkurt - Mesfushori kosovar Valon Behrami ka gjasa që edicionin e ardhshëm të luajë sërish në Premier League.
Mediumet angleze të enjten kanë njoftuar se skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për mesfushorin e Napolit.
Mësohet se Evertoni e sheh Behramin, 28-vjeçar, si përforcim ideal për edicionin e ri dhe për shërbimet e tij është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro.
Behrami ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017, ndërsa në Premier League ka luajtur për dy edicione e gjysmë (2008-2011) te skuadra e West Ham Unitedit. Pos Evertonit, interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Zvicrës ka treguar edhe Interi.