Etrit Berisha dhe Loret Sadiku në skuadrën All Star të Suedisë
Stokholm, 5 nëntor - Dy shqiptar të Kosovës janë përzgjedhur në skuadrën All Star të elitës së futbollit suedez.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera që patën në stinorin i cili u mbyll fundjavën e kaluar, Etrit Berisha dhe Loret Sadiku janë përfshirë në 11-ën më të mirë të stinorit në Allsvenskan.
Përkundër faktit se në fund të afatit kalimtar veror Berisha u transferua te Lazio, forma e treguar gjerë atëherë me Kalmarin ka bërë që ai të jetë numri një i skuadrës më të mirë të stinorit, teksa Sadiku i Helsingborgut është përzgjedhur në mbrojtje së bashku me Jansson dhe Richardino.
Ndryshe, ky është viti i parë që Allsvenskan zgjedh 11-ën më të mirë të stinorit.