Eto sulmon sërish Mourinho-n
Londër, 21 maj - Samuel Eto duket se nuk i ka kapërdirë lehtë fjalët e Mourinho-s, të cilat vinin në dyshim moshën e tij.
Vetëm pak ditë më parë sulmuesi i Chelsea e kishte cilësuar si një idiot trajnerin portugez, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundi në vendin e tij dhe të publikuar në faqen online të konfederatës afrikane, ai e ka përcaktuar trajnerin e tij si një kukull.
Kapiteni i Kamerunit para nisjes për në Botërorin e Brazilit është shprehur: Pavarësisht fjalëve të thënë nga një kukull, unë jam 33 vjeç dhe ende në një formë të mirë.
Mbi të ardhmen e tij Eto ka thënë se nuk është e vërtetë se do të shkojë në SHBA e as në Lindjen e Mesme, por do të vazhdojë sërish të luaj në nivele të larta në Champions.