11 Janar 2025

Eto dhe Cole do largohen përfundimisht nga Chelsea

Londër, 2 korrik - Klubi londinez i Chelseat, nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar ditën e sotme se sulmuesi, Samuel Eto’o, dhe mbrojtësi, Ashley Cole do largohen përfundimisht nga klubi.

Eto’o në 35 ndeshje me Chelsean shënoi 12 gola, duke përfshirë hat-trickun ndaj Manchester United.

Chelsea konfirmoi se edhe Ashley Cole do ta lerë Chelsean pasi shihet si jo pjesë e planeve të Mourinhos.

Ai shpenzoi 8 sezone me Blutë, ku kapi 338 paraqitje dhe fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, FA Cup dhe disa trofe të tjerë.

Gjithashtu nga Chelsea janë larguar edhe portieri, Hilario dhe mbrojtësu, Hutchinson. Chelsea i ka falendëruar të katërt këta lojtarët për kontributin e dhënë për klubin nga Londra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)