Essienit konfirmon largimin nga Milan
Milano, 16 janar - Agjenti i i Michael Essienit, ka konfirmuar se klienti i tij do të largohet nga Milani gjatë verës kur atij do ti skadojë kontrata.
Ganezi u transferua te Rossonerët në janarin e vitit të kaluar, por dështoi të gjente formën e tij më të mirë ndërsa agjenti i tij konfirmoi se ai nuk do ta vazhdojë kontratën.
Nuk mendoj se ai [Essieni] do të vazhdojë kontratën e tij, ka thënë Fabrizio Ferrari.
Ai është i lumtur te Milani dhe është e mundur që të qëndrojë, por unë dyshoj se kjo do të ndodhë. Është e vështirë që ta parashikoj se çfarë do të ndodhë në qershor.