Ermir Lenjani nënshkroi për francezët e Rënes
Tiranë, 6 janar - Ndërsa që mediat flisnin për marrëveshjen e mundshme me Shutgartin apo Veronën, futbollisti i kombëtares, Ermir Lenjani nënshkroi me francezët e Rënes duke u larguar nga ekipi zviceran i Shën Galenit.
Mbrojtësi i kuqezinjve, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, lajm që u konfirmua dhe nga ana e trajnerit të këtij ekipi, Xhef Saibenen, nënshkroi dhe marrëveshjen që e lidh me klubin nga Route de Lorient.
Ndërkohë mediat në Francë zbulojnë se skuadra e Rënes ka qenë e detyruar për blerjen e një lojtari anësor, pasi për rreth një muaj do të mungojë Çejk MBengue, i cili është grumbulluar nga Senegali në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Viti 2014 ishte mjaft i suksesshëm për të në aspektin profesional, pasi debutoi me kombëtaren, por u fut në listën e lojtarëve të rëndësishëm.