Ergys Kaçe aktivizohet ndaj Interit
Athinë, 15 gusht - Në ndeshjen e fundit miqësore para takimit ndaj Stjarnan, Interi udhëtoi për në Greqi ku luajti ndaj Paok-ut, në të cilin aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.
Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, të dyja ekipet luajtën një futboll të bukur dhe me ritëm, por në fund rezultati ishte i bardhë 0-0.
Italianët në pjesën e dytë hodhën në fushën e lojës edhe blerjen e tyre më të re, Osvaldo, i cili zëvendësoi në minutën e 56-të D\'Ambrosio-n.
Ndërsa në 45 minutat e dyta për grekët e Paok u aktivizuar edhe korçari Ergys Kaçe, i cili bëri një paraqitje të mirë në mesin e fushës, duke fituar duelin me kroatin Kovaçiç që u ndëshkua edhe me një karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj shqiptarit.
Ndeshja e radhës për zikaltërit do të jetë ajo në Europa Ligue, më 20 gusht ndaj islandezëve të Stjarnan.