Eliminimi i kushton 5 milion euro Barcelonës
Barcelonë, 10 prill - Eliminimi i kushton 5 mln euro Barcelonës Eliminimi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do i kushtojë 5 milionë euro Barcelonës, para që do i merrte nga UEFA në rast kualifikimi për në gjysmëfinale.
Nëse do të luante në finalen e Lisbonës, katalanasit do të përfitonin 10.5 milionë euro në rast fitoreje ose 6.5 milionë euro në rast humbjeje.
Gjithsesi, e parë nga një këndvështrim tjetër, Barcelona do të kursejë shumë para nga shpërblimet që do i shpërndante futbollistëve në rast suksesi final.
Në vitin 2011, klubi spanjoll dha në total 27 milionë euro shpërblime për lojtarët dhe stafin teknik me rastin e ngritjes së kupës me veshë të mëdhenj.