El Shaarawy rikthehet me gol me të rinjtë e Milanit
Milano, 11 prill - Pas 4 muajsh mungese, El Shaarawy i është rikthyer stërvitjes ditën e mërkurë, ndërsa gjatë së enjtes ai është angazhuar në një ndeshje trajnimi me të rinjtë e Milanit, të drejtuar nga Pippo Inzaghi. Në këtë takim ai arriti të shënonte edhe një gol.
El Shaarawy ishte me të vërtet i pafat në këtë sezon, duke u dëmtuar në këmbën e majtë që në 11 dhjetor, dëmtim i cili e detyroi të kryente edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Ky është një lajm i mirë për trajnerin Seedorf, i cili nuk ka pasur mundësi asnjë ditë ta ketë në stërvitje lojtarin e talentuar italian, në njëfarë mënyre El Shaarawy do të jetë një blerje e re për të.