El Shaarawy: Nuk largohem nga Milani
Milano, 2 shtator - Dje në mbrëmje tifozët milanistë morën lajmin e rikthimit të Kaka dhe në të njëjtën kohë lindën zërat për largimin e Stephan El Shaarawy, por vetë sulmuesi i ri ka deklaruar se nuk do të largohet nga Milani.
Duke folur për sportmediaset.it, Faraoni tha shkurt: Kam vendosur të qëndroj tek Milani. Kam bërë zgjedhjen time dhe çfarëdo oferte të vijë, unë dua të qëndroj.
Sulmuesi, i cili të dielën luajti vetëm dy minutat e fundit në fitoren ndaj Kaljarit, pranon vendimet e trajnerit Allegri: Nuk kundërshtoj kurrë zgjedhjet e teknikut.
Në fund, dy fjalë edhe për Kaka: Është idhulli im!
Mediat angleze publikojnë se Manchester City është i gatshëm të ofrojë 33 milionë euro për sulmuesin dhe Milani do e pranonte me kënaqësi këtë ofertë pasi paratë do i përdorte për blerjen e qendërmbrojtësit Astori.