Ekipi Olimpik i të Rinjve të Kosovës, udhëtuan për në Tbilisi
Prishtinë, 23 korrik - Ekipi Olimpik i të Rinjve të Kosovës, udhëtuan sot për në Tbilisi të Gjeorgjisë për të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinjtë (EYOF), Tbilisi 2015.
Ekipi i përfaqësuar nga trajnerë profesionistë dhe zyrtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës u përshëndetën në Aeroportin e Prishtinës Adem Jashari nga Presidenti i KOK, Besim Hasani si dhe nga përfaqësuesi I Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj.
Në konferencën për shtyp, kësaj radhe të mbajtur në ambientet e Aeroportit të Prishtinës Adem Jashari, Hasani çmoi lartë punën e trajnerëve dhe sportistëve të Ekipit Olimpik të të Rinjve të Kosovës, si dhe vlerësoi stërvitjet intensive që u mbajtën në Belek tëTurqisë në qendrën stërvitore me standard të larta Gloria Sport Arena ku ekipi qëndroi 14 ditë të plota.
(EYOF), fillon më 26 Korrik ku bëhet hapja solemne dhe përfundon më 1 Gusht.
Në këtë Festival Olimpik Kosova merr pjesë e barabartë me shtetet tjera të Evropës, me Himn dhe Flamur.
Presidenti Hasani uroi që të rinjtë e Kosovës të përfaqësojnë në mënyrë të dinjitetshme shtetin e Kosovës duke shpalosur vlerat e mirëfillta të Lëvizjes Olimpike në Kosovë dhe duke dhënë më të mirën nga vetja.
.