Dzeko: Nuk kam kërkuar largimin nga City
Manchester, 2 tetor - Gjatë afatit kalimtar të kësaj vere është spekuluar shumë se Edin Dzeko do të largohet nga Manchester City.
Por, reprezentuesi boshnjak ka thënë as asnjëherë nuk ka kërkuar të transferohet te ndonjë klub tjetër.
Unë mendoj se ka pasur shumë spekulime nga gazetarët, por unë kurrë nuk kam dëgjuar nga klubi që ata kanë dashur të më shesin, dhe ju nuk keni dëgjuar asnjëherë nga unë se kam kërkuar të largohem, ka thënë ish sulmuesi i Wolfsburgut, raporton Sky Sports.
Nërkohë, edhe menaxher i ri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka bërë të qartë më herët se dëshiron ta mbaj në skuadër boshnjakun shtatlartë.
Unë e kam thënë edhe më parë: Menaxher është shumë i rëndësishme për çdo lojtar, është e rëndësishme të dini se menaxheri beson nëju. Ai ju jap besim se mund të ndryshojë çdo gjë, ka theksuar Dzeko.