11 Janar 2025

Dzeko: Disa arbitra duhet të shkojnë qysh tani në shtëpi

Rio de Zhanerio, 23 qershor - Sulmuesi i Bosnje Hercegovinës, Edin Dzeko ka thënë se është “e turpshme” se si referi Peter O’Leary referojë ndeshje me Nigerinë dhe se ai bashkë me Bosnjën duhet të largohet nga Botërori dhe mos të referojnë më.

Fitorja prej 1-0 për Nigerinë u vendos nga një gol i Peter Odemwingie, duke e eliminuar Bosnje dhe Hercegovinën nga kjo garë ku pas dy ndeshjes boshnjakët nuk kanë tubuar asnjë pikë.

Por, ndeshja u përcoll me shumë gabime, një gol ju mohua Dzekos kurse edhe goli i shënuar ishte pas një fauli që kishte shkaktuar Emenike në kapitenin e Bosnjës Emir Spahic.

“Referimi ishte i turpshëm”, tha Dzeko i frustruar pas ndeshjes. “Ne po kthehemi në shtëpi por arbitra të këtillë duhet po ashtu të shkojnë në shtëpi. Ai e ndryshoi rezultatin, ai e ndryshoi ndeshjen. Për këtë humbëm.\"

\"Ishte ndërhyrje në kapitenin tonë. Para kësaj unë shënova gol por u anulua edhe pse nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje. U munduam që ta kthejmë rezultatin por nuk patëm fat”, tha sulmuesi boshnjak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)