Durim Berisha i pandalshëm edhe në Zvicër
Prishtinë, 6 prill - Ndonëse i harruar nga Institucionet e Kosovës, anëtari i Reprezentacionit të Kosovës njëherit garuesi më i suksesshëm i Taekwondo-së në Kosovë Durim Berisha po vazhdon të shkëlqej në aktivitetet ndërkombëtare të Taekwondo-së.
Ashtu si në të kaluarën edhe këtë herë Berisha përfaqësoj Kosovën me vetëfinancim, pasi sukseset e tij ndonëse të vazhdueshme e në veçanti në muajt e fundit, kur kjo është hera e katërt brenda 5 Muajve të fundit që ai kurorëzon me sukses pjesëmarrjen e tij në evenimentet ndërkombëtare, nuk po duket se u lënë përshtypje udhëheqësve të sportit në Kosovë.
Berisha i cili i solli Kosovës medalen e parë ndërkombëtare ne vitin 2010 nga një turne zyrtar i Federatës Evropiane të Taekwondo-së (ETU) këtë herë shkëlqeu ne Zvicër në një eveniment që mblodhi disa nga garuesit më eminent në botë.
Pas Kampit 3 javor stërvitor i cili u organizua nga Federata e Taekwondo-së të Kosovës në Prishtinë ai u paraqit në \"Schaffhausen Open 2014\" në Zvicër në kategorinë -80 Kg. Në finale mposhti Kampionin aktual të Gjermanisë Ewald Glessmann në një finale dramatike e cila përfundoj me rezultat 27:23.
Është kjo ndër sukseset më të mëdha për Federatën e Taekëondo-së të Kosovës, pasi po dëshmohet se puna e stafit teknik të kësaj Federate po sjellë fryte të vazhdueshme, ndonëse kushtet në të cilat po punohet nuk plotësojnë as kushtet minimale për të shpresuar në rezultate të tilla, 4 medale ndërkombëtare në 4 muajt e fundit.
Shpresojmë se në të ardhmen e afërt do të vij përkrahja institucionale dhe sistematike ndaj FTK e cila është anëtare e Federatës Botërore të Taekwondo-së dhe në muajin Maj do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Senior në Baku.