Drejtuesit e Milanit kanë një ultimatum për Filippo Inzaghi
Milano, 17 mars - Filippo Inzaghi do të vazhdojë të jetë tekniku i Milanit, për momentin. Humbja e djeshme në "Artemio Francchi" përballë Fiorentinës nuk do të sjellë shkarkimin e Super-Pippos.
Sipas asaj që shkruan "Corriere della Sera", drejtuesit e Milanit kanë një ultimatum të ri për teknikun: në rast të një mungese fitoreje të shtunën kundër Caglairit atëherë do të shkarkohet.
Për post-Inzaghi, dy kandidaturat kryesore për momentin janë zv/trajneri aktual Mauro Tassotti dhe Cristian Brocchi.