12 Janar 2025

Draxler ka refuzuar ofertat nga Anglia

Berlin, 22 tetor - Mesfushori i ri gjerman i Schalkes, Julian Draxler, thotë se ka refuzuar ofertat nga Premier League e Anglisë këtë verë, pasi ka dashur të mbetet te skuadra gjermane dhe të ketë rastin që të luajë në Botërorin 2014 me Gjermaninë.

“Kishte oferta nga Anglia, por kam qëndruar pasi isha i sigurt se do të luaj në Botëror vitin e ardhshëm. Por, kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë kam një skuadër që më pëlqen në Premier League, por momentalisht jam në Schalke dhe nuk dua të flas për skuadrat tjera”, ka thënë Draxler, për “BBC”.

20-vjeçari vlerësohet ndër talentet më të mëdhenj në Gjermani. Ai është pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë. Lojtari firmosi në maj kontratë pesëvjeçare me Schalken, ndërsa në të ka klauzolën për lirim në vlerë prej 45 milionë eurosh.

Ndërkohë për të ka folur edhe Drejtori sportiv i Schalke 04, Horst Heldt, i cili foli për të ardhmen e Julian Draxler. 43-vjeçari tha se nuk e kupton pse duhet të kërkojë një zëvendësues për yllin e skuadrës, pasi 20-vjeçari ka akoma një kontratë që e mban të lidhur dhe se skuadra po projektohet rreth tij. I pyetur për ofertën prej 70 milionë Eurosh, Heldt tha se futbolli është i çmendur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)