Dortmundi vë në shitje Gundoganin
Dortmund, 3 janar - Borussia Dortmundi është e përgatitur që të dëgjojë ofertat për mesfushorin Ilkay Gundogan, raportojnë mediet angleze.Reprezentuesi gjerman vazhdimisht ka qenë i lidhur me një transferim te Manchester United, Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli, të cilat edhe tani janë të gatshme të ofrojnë shuma të mëdha parash për të.
The Express raporton se kontrata e Gundoganit skadon në vitin 2016 dhe se nuk e ka ndërmend të vazhdojë kontratën, kështu ekipit gjerman nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta shesë atë.
Manchester Unitedi konsiderohet si favorit për të siguruar nënshkrimin e 24-vjeçarit, i cili mungoi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar shkaku i një lëndimi në gju.