11 Janar 2025

Dorëhiqet presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell

Barcelonë, 24 janar - Sandro Rosell braktis poltronin e presidencës së Barcelonës, pas hetimeve për çmimin e blerjes së Neymar, që sipas prokurorëve është plot 95 milionë euro, ndryshe nga 57 milionët e deklaruara nga katalanasit.

Bordi i drejtorëve të klubit do të kandidojë për president numrin 2 aktual, Josep Maria Bartomeu, i cili do të qëndrojë në krye të klubit deri në fund të mandatit, ekzaktësisht në qershor 2016.

Prokurorët, të cilët kishin nisur hetimet pas denoncimit të një aksioneri të minorancës, Jordi Cases, kanë akuzuar Rosell për përvetësim: ka arritur të fshehë plot 38 milionë euro për kalimin e yllit të ri brazilian, me një seri manovrash financiare, teksa për transferimin e tij nuk janë paguar 57 mln euro, por plot 95 mln, më e larta e paguar për një futbollist.

Rosell ka mohuar çdo akuzë dhe u ka kërkuar hetuesve të merret nën hetim. Megjithatë, gjithçka e kotë. Gjykatësi Pablo Ruz, i cili heton akuzat për ryshfete politike dhe që nga qershori mban në burg një prej drejtuesve të politikës, nuk ka lënë të zbutet situata.

“Akuzat e prokurorisë dhe të denoncuesit janë të bazuara”, ka mbështetur Ruz, i cili ka shtuar: “Për momentin, nuk është e nevojshme të merret në pyetje Rosell”.

Mbrëmjen e së enjtes, duke pasur në krah gruan dhe vëllain Sergi, Rosell ka folur në një konferencë për shtyp, duke kujtuar fillimisht sukseset e tij dhe duke ritheksuar pafajësinë.

“Kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e presidentit të Barcelonës. Ia lë postin Bartomeu-t deri në fund të mandatit tim, të fiksuar për në 2016-n. Ka qenë një nder për mua të vihem në dispozicion të klubit në këto 4 vjet, që kur u zgjodha, gjatë të cilave kemi arritur rezultate të mëdha. Blerja e Neymar është e rregullt, por jam lodhur nga sulmet dhe kërcënimet e marra vazhdimisht, të cilat godasin edhe familjen time”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)