Dinaj, i gatshëm për Kosovë
Prishtinë, 12 prill - Shkodran Dinaj është një nga lojtarët më të mirë shqiptar në futsall. Ai ka qenë një nga më meritoret për suksesin historik të Flamurit në Norvegji. Shkodrani gjatë qëndrimit në Kosovë ka shprehur gatishmërinë ti përgjigjet pozitivisht ftesës për ta përfaqësuar Kosovën.
Kosova është vendlindja ime dhe kurdoherë që më kërkohet jam i gatshëm ta jap kontributin tim për këtë vend. Dëshira ime është që sporti kosovar të zhvillohet sa më shumë në mënyrë që në momentin kur pranohemi ndërkombëtarisht Lojtari i njohur shqiptar në futsall, Shkodran Dinaj, i cili është pjesë e skuadrës shqiptare Flamuri në Norvegji, është shprehur i gatshëm që gjithmonë ta japë kontributin për Përfaqësuesen e Kosovës në Futsall.
Kështu ka bërë me dije të premten për Epokën e re vetë futbollisti, i cili po spikat më paraqitjet e tij në futsallin norvegjez. Kosova është vendlindja ime dhe kurdoherë që më kërkohet jam i gatshëm ta jap kontributin tim për këtë vend. Dëshira ime është që sporti kosovar të zhvillohet sa më shumë në mënyrë që kur të pranohemi ndërkombëtarisht të jemi në nivel sa më të lartë. Përvojën time që e kam fituar në Norvegji jam i gatshëm ta bart në Kosovë, sidomos te grupmoshat e reja, ka thënë Shkodran Dinaj, i cili gjendet për pushime në vendlindje.
I pyetur se a ka marrë ndonjë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën, Dinaj ka thënë: Jo, nuk kam marr, mirëpo në të ardhmen pres të kam ftesë. Ndërsa duke folur për cilësinë që është në mes futsallit në Kosovë dhe atij në Norvegji, Dinaj ka bërë me dije se ka një dallim jo edhe të vogël. Cilësia e futsallit në Norvegji është më e madhe se në Kosovë dhe Shqipëri. Këtë po e them pasi jam i informuar për futsallin e të tri vendeve, ka shtuar ai.
Më pas Dinaj ka kujtuar edhe kohën kur ka filluar të merret me sport, konkretisht me futsall. Ai thotë se këtë e ka trashëguar nga babai, Samiu, i cili ka luajtur për ekipin në futboll të vogël të fshatit Raushiq të Pejës.
Sportin e kam trashëguar nga prindi, i cili ka qenë lojtar aktiv për ekipin e atëhershëm të Raushiqit. Në vitin 2004 kam shkuar në Norvegji dhe atje kam luajtur futsall, por pas turneut më 28 nëntor, për nder të komandantit legjendar të UÇKsë, Adem Jashari, në vitin 2009 jam angazhuar në ekipin shqiptar Flamuri. Kam zgjedhur të merrem me futsall për arsye se kjo lojë është shumë atraktive dhe kërkon shumë kontakt me topin, ka treguar Dinaj për \"Epokën e re\".
Sukseset e ekipit të Flamurit janë për çdo lëvdatë jo vetëm në Norvegji, por edhe me gjerë. Ky ekip arriti ti thyente të gjitha rekordet në futbollin norvegjez, duke siguruar vendin e parë që ia garanton pjesëmarrjen në elitë pesë xhiro, pa përfunduar kampionati.
Kur kam filluar të merrem me futsall nuk kam hezituar ta pranoj ofertën e Flamurit, sepse është një ekip me emrin shqip, shumë serioz dhe i suksesshëm. Ky ekip tri herë ka qenë pjesëmarrës në play off, kurse tash kemi siguruar inkuadrimin
në elitë pas një sezoni fantastik. Suksesi ynë nuk është më i madhi vetëm në Norvegji, por edhe më gjerë, ka deklaruar ai.
Shkodran Dinaj në kampionatin e fundit ka qenë lojtari më i dalluar i ekipit të Flamurit. Dinaj ka shënuar 33 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në kampionat.
Edicioni i fundit ka qenë ndër më të suksesshmit, ku kam shënuar 33 gola. Kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve, pa të cilët nuk mund të isha kaq i suksesshëm, ka deklaruar 28 vjeçari Shkodran Dinaj.
Shkodrani, edhe gjyqtar i suksesshëm Shkodran Dinaj, përveçse është lojtar i dalluar në futsall, është i suksesshëm edhe në fushën e ndarjes së drejtësisë. Dinaj që në vitin e parë që ka filluar të merret me zejen e gjyqtarit është shpallur gjyqtari më i mirë.
Në vitin 2010 e kam ndjekur kursin e referimit dhe pas tre muajsh jam autorizuar ta ndajë drejtësinë për ekipin e seniorëve. Po në këtë vit nga 100 gjyqtarët jam shpallur si gjyqtari më i mirë. Kjo arritje më ka motivuar të punoj edhe më shumë në këtë drejtim.
Aktualisht e ndajdrejtësinë në Ligën e Dytë të Futbollit Norvegjez, e në të ardhmen besoj se do ta ndaj edhe në nivel më të lartë, ka thënë Dinaj.