12 Janar 2025

Diego Costa zgjedh Spanjën

Madrid, 30 tetor - Diego Costa ka vendosur më në fund të luajë me kombëtaren e Spanjës dhe të refuzojë Brazilin.

Sulmuesi i Atletico Madrid ka shkuar në një noteri të kryeqytetit spanjoll dhe ka shkruar një letër që do t’i dërgohet Konfederatës Braziliane të Futbollit ku i bëhet e qartë se dëshira e tij është të luajë me kampionët e Botës në fuqi.

Në këtë mënyrë, golashënuesi më i mirë për momentin i kampionatit spanjoll mund të grumbullohet nga Vicente del Bosque që në ndeshjet e muajit nëntor.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Spanjolle të Futbollit, Jorge Perez, mbrojti këtë vendim të Diego Costa dhe i kërkoi trajnerit të Brazilit, Luiz Felipe Scolari, të respektojë vendimin e lojtarit.

\"Diego e do shumë vendin e tij, por është një vendim profesional. Edhe Scolari ka qenë trajner i Portugalisë edhe pse është brazilian\", tha Perez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)