Diego Costa nuk dëshiron qëndrimin tek Chelsea
Londër, 1 qershor - Diego Costa ka dridhur Chelsean. Ylli spanjoll është i pakënaqur me jetën në Angli, derisa nuk po i pëlqen as Premierliga, raporton e përditshmja sportive madrilene Marca.
Sipas kësaj të përditshme, reprezentuesi i Spanjës është duke menduar rikthimin te Atletico Madrid, aty ku bëri emër si futbollistë.
Braziliani me pasaportë spanjolle u transferuar në Chelsea verën vitit të kaluar për 38 milion euro nga Atletico Madrid.