Diego Costa do ta vazhdojë tek Chelsea
Londër, 4 qershor - Ylli i Atletico Madridit, Diego Costa duket se karrierën do ta vazhdojë tek Chelsea e Anglisë.
Sipas Marca, sulmuesi i Atleticos ka zgjedhur Chelsean. Reprezentuesi spanjoll pritet që shumë shpjet ta zyrtarizoi vendimin e tij për të kaluar në skuadrën e Jose Mourinhos, transmeton KP.
Tekniku portugez ka kohë që është në ndjekje të Costas, dhe tashmë duket se ka mbetur vetëm çështje ditësh kur ylli madrilenëve do të firmos për blutë e Londrës.
Costa ka bërë një super sezon me Atletico Madridin duke dhënë kontribut të madh që skuadra nga Vicente Calderon fitoj trofeun e La Ligës spanjolle.