Deulofeu huazohet te Sevilla
Madrid, 15 gusht - Gerard Deulofeu do të vazhdoj të luaj si huazim. 20 vjeçari që edicionin e fundit ishte i huazuar nga Barcelona te Evertoni, nuk ka arritur ta bindë trajneri Luis Enrique, për të qenë pjesë e ekipit të parë katalan.
Sulmuesi i talentuar tani është huazuar te skuadra spanjolle, Sevilla, lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra kampione e Europa League.
Sevilla dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për të huazuar Gerard Deulofeu te klubi Andalusian për edicionin 2014-2015, thuhet në njoftimin e Sevillas.