Dështon shkëmbimi Guarin-Vucinic
Milani, 22 janar - Dështon shkëmbimi Guarin-VucinicSkuadrat italiane, Inter dhe Juventus kanë dështuar për një marrëveshje shkëmbimi mes lojtarëve, Fredy Guarin dhe Mirko Vucinic.
Gjithcka ishte e gatshme të mbyllej dhe pritej vetëm një PO e presidentit të Interit, Erick Thohir, por që ai në fund këtë nuk e pranoi.
Flitej se Juventusi dhe Inter mund ta mbyllin shumë lehtë këtë marrëveshje, por kjo u refuzua në çastet e fundit, edhe pse që të dy lojtarët kërkonin një gjë të tillë.
Për këtë gjë duket se pa masë janë gëzuar tifozët neroazurë, që e kanë pritur me duartrokitje këtë lajm, para zyrave të skuadrës së tyre.