11 Janar 2025

Dëmtohet Taulant Xhaka

Basel, 4 mars - Atëherë kur pritej që më në fund vëllai i vogël i Granit Xhakës, Taulanti, të vishte fanellën e Kombëtares shqiptare, ndodh e papritura: mbrojtësi i Baselit është dëmtuar në takimin e djeshëm të skuadrës së tij, ndaj Thun (2-2).

Ai ka luajtur si titullar në këtë ndeshje, por në minutën e 72-të është zëvendësuar nga trajneri i tij, për shkak të një tërheqjeje që ka pasur gjatë lojës.

Mësohet se lojtari do të jetë të paktën 10 ditë larg fushave të lojës dhe, në këtë këndvështrim, nuk do mund të marrë pjesë në grumbullimin e Kombëtares shqiptare, i cili nis sot, për ndeshjen ndaj Maltës ditën e mërkurë.

Në vend të tij është thirrur për këtë takim mbrojtësi i Skënderbeut, Renato Arapi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)