De Biasi votoi Ronaldon për Topin e artë
Tiranë, 19 dhjetor - Selektori i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biassi, ka zbuluar se cilin lojtarë e ka votuar për Topin e Artë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biassi, ka votuar për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit, Topi i Artë.
Sipas informacioneve, trajneri italian i ka dhënë vendin e parë sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, raporton Panorama Sport.
Në vend të dytë, De Biasi ka vendosur portierin e Bayern Munichut, Manuen Neuer, derisa Lionel Messin e ka lënë jashtë.