David Villa tek New York City
New York, 29 maj - David Villa mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas radiostacionit Cadena Cope, sulmuesi i Atletico Madridit ka arritur marrëveshje për të luajtur për New York City (pronë e Manchester Cityt), për tri sezonet e ardhshme.
Ndonëse Villa është një prej futbollistëve kryesorë në Vicente Calderon, oferta ekonomike e paraqitur nga klubi amerikan e ka bërë atë që të konsiderojë seriozisht mundësinë e largimit nga Madridi, ku fitoi titullin e kampionit në La Ligë në sezonin e fundit dhe arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Real Madrid, pas vazhdimeve, me rezultat 4:1.
Në rast se Raul Gonzales konfirmohet si përforcim i ri i New York Cosmos, nga edicioni i ardhshëm mund të shohim një ballafaqim Raul-Villa, në derbin e qytetit të New Yorkut.