David de Gea do të jetë portieri i ardhshëm i Realit të Madrit
Madrid, 16 maj - David de Gea do të jetë portieri i ardhshëm i Realit të Madrit. Ky është lajmi që raporton sot e përditshmja sportive spanjolle Marca.
Ashtu si tek Spanja ku thuajse ai është zgjedhja e parë e Del Boskes, De Gea po i zë vendin Kasijasit edhe tek Reali.
Gardiani i Mançesterit është zgjedhur nga drejtuesit e klubit si pasardhësi ose zëvendësuesi i Iker Kasiasit në Santiago Bernabeu.
Klubi dhe portieri kanë rënë dakord mes tyre, por pjesa e më rëndësishme dhe e vështirë janë negociatat me Mançester Junajtid.
Pasi De Gea u njoh me inetersimin serioz të Realit, ai hoqi dorë nga ideja e rinovimit të kontratës me Mançesterin deri në vitin 2016.
Sipas gazetës spanjolle, klubi britanik e shet kartonin e lojtarit 50 milionë paund dhe ata janë të gatshëm për negociata pasi ekziston mundësia që lojtari të largohet edhe me parametra zero.