David Beckham blen ekip futbolli në Miami
Miami, 6 shkurt - Beckham prezantoi projektin e tij për të ngritur nga hiçi një skuadër futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht në qytetin e Miamit.
Edhe pse ish kapiteni i Anglisë nuk ka paraqitur një plan të sigurt financimi që përfshin edhe atë për ndërtimin e stadiumit, duke se ëndrra amerikane e familjes Beckam do të konkretizohet shumë shpejt.
Në konferencën përpara mediave ishin të pranishëm edhe komisioneri i kampionatit amerikan MLS, Don Garber si dhe kryebashkiaku i Miamit, Carlos Gimenez.
Ndërkohë, Beckham është ende në kërkim të një vendi për ndërtimin e kompleksit por edhe të lojtarëve që do të përbëjnë bazën e skuadrës.
Në këtë inisiativë, ai mbështetet edhe nga basketbollisti LeBron James, i cili dëshiron që edhe Miami të përfaqësohet me një skuadër në Major League Soccer.
Ne nuk jemi në kërkim të fondeve publike. Do ta ndërtojmë stadiumin me forcat tona. Kemi punuar shumë fort që kur I hymë kësaj rruge sepse duam të krijojmë një skuadër futbolli që ti përkasë popullit të Miamit.
Në vijim, ish mesfushori premtoi se skuadra e Miamit do të jetë një nga më të fortat në kampionat pasi ajo do të përbëhet nga lojtarë cilësorë.