Danilo do të jetë zëvëndësues i Daniel Alves
Barcelonë, 6 shkurt - Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i Portos, Danilo do të jetë zëvëndësues i Daniel Alves. Mbrojtësi brazilian shihet si zëvëndësuesi më adekuat i Alves dhe se Barcelona nuk do ta lëshoi atë nga duart.
Neymar do të jetë mësit i këtij transferi pasi që ka raporte të mira me lojtarin sepse ka qenë bashkëlojtar me të te Santos.
Mbrojtësi 23 vjeçar llogaritet si një nga mbrojtësit më të kompletuar në këtë pozicion duke qenë cak i shumë skuadrave. Barcelona në verë thuhet se do të arrijë marrveshje verbale me futbollistin dhe se në janar të vitit të ardhshëm Danilo do të jetë blaugrana.