11 Janar 2025

“Daily Star”: Januzaj do të luajë për Kosovën

Londër, 15 shkurt - Super talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj do të luajë për Kosovën, kështu shkruan “Daily Star”.
Sipas këtij tabloidi, Januzaj është gati të bëjë debutimin ndërkombëtar muajin e ardhshëm kur Kosova do të luajë miqësoren me Haitin.

Mesfushori kosovar akoma nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luajë, ndërkohë, që ai kërkohet nga Kosova, Shqipëria, Belgjika dhe Anglia.

‘Star Sport’ ka zbuluar se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka ftuar Januzajn në ndeshjen miqësore që Kosova do ta luaj kundër Haitit me 5 mars. Këtë e ka konfirmuar sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

“Ne jemi në diskutime me familjen Adnanit. Një talent si ai të ishte në ndeshjen tonë të parë do të ishte e jashtëzakonshme dhe simbolike. Ne mendojmë se ai e ka detyrë ta përfaqësoj vendin e tij, nëse ajo është për vetëm 15 minuta”, ka thënë Salihu për Daily Star.

“Unë e theksoj se ky është një gjest simbolik. Duke luajtur në këtë ndeshje, ne nuk jemi duke menduar se po të bëjë ndonjë angazhim për ne. Është një miqësore dhe nuk do të ndikojë në të, edhe në çoftë se dëshiron të luaj për një vend tjetër në të ardhmen”, ka theksuar Salihu.

Ai ka thënë se janë duke shpresuar që Januzaj do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, dhe do të grumbullohet me përfaqësuesen e Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)