Cristian Cuevas shënon supergol prej 30 metrash
Santiago, 17 janar - Sulmuesi 19-vjeçar i U-20 të Kilit, Cristian Cuevas, ka shënuar një supergol gjatë një takimi me Brazilin.
Megjithëse Brazili triumfoi 2-1 në këtë takim, gjithsesi shija e këtij goli të mrekullueshëm nuk ka për tiu larguar lehtë.
Goli u shënua në minutën e 82-të nga një goditje dënimi në largësi prej 30 metrash.
19-vjeçari Cuevas është lojtar i Chealse-it, por i huazuar te ekipi kilian, Universidad de Chile.