Coutinho i gatshëm të rinovojë kontratën e re me Reds
Liverpool, 15 shtator - Mesfushori brazilian i Liverpoolit, Philippe Coutinho, është i gatshëm të rinovojë kontratën e re me Reds.
Ish mesfushori i Interit, tashmë konsiderohet një nga futbollistët e rëndësishëm tek klubi nga Anfield, dhe ai është i gatshëm të firmos kontratën e re me këtë skuadër të famshëm në Angli.
Unë do të jem i lumtur për të negociuar një kontratë të re. Është shumë e rëndësishme për mua të luajë në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk varet vetëm nga unë, tha Coutinho.
Ai beson se do të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për të vazhduar karrierën në Anfield.