12 Janar 2025

Costa në nëntor debuton zyrtarisht me fanellën e Spanjës

Madrid, 8 nëntor - Costa më 16 Nëntor do të debutojë zyrtarisht me fanellën e Spanjës.

Trajneri i kampionëve të Botës dhe Europës, Vincente Del Bosque grumbulloi për herë të parë, ashtu sic kishte premtuar, sulmuesin me origjinë braziliane, për të cilin Federata Spanjolle e Futbollit pati një përplasje të fortë me atë braziliane për të siguruar shërbimet e tij.

Lojtari i Atletico Madrid është përfshirë në listën e iberikëve, për dy miqësoret me Guinenë Ekuatoriale dhe Afrikën e Jugut, të cilat janë në program për t’u luajtur në datat 16 dhe 19 Nëntor.

Ndeshjen e parë me fanellën e La Roja, Diego Costa pritet ta luajë në transfertën e Malabos dhe gjatë këtyre muajve, nëse sulmuesi do të arrijë të bindë Del Bosquen, atëherë do të ketë mundësinë të sigurojë dhe një vend për në Botërorin e Brazilit, që është dhe vendi i tij i origjinës.

Bashkë me lojtarin e Los colchoneros, për këto dy miqësore, janë thirrur dhe Negredo i City-t, Villa i Atleticos dhe Pedro i Barcelonës, ndërsa Fernando Torres është i dëmtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)