Conte nuk dëshironte largimin e Giaccherinit
Torino, 11 tetor - Trajneri Antonio Conte nuk ka dashur që Emanuele Giaccherini të largohet nga Juventusi, ka bërë të ditur vet lojtari.
28-vjeçari u largua nga Serie A në drejtim të Ligës Premier, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e Sunderlandit.
Kam jetuar dy vite të paharrueshme në Torino dhe nëse do të ishe marrë vendimi nga trajneri, unë do të mbetesha në Juventus, ka thënë ai për Radio Mana Sport.
Klubi vlerësoi gjitha ofertat që erdhën për mua dhe pranuan atë të Sunderlandit. Ata preferuan që unë të largohesha, ka shtuar ish-futbollisti i Juves.
Në Ligën Premier, futbolli është më pak teknik por shumë i shpejt dhe agresiv. Stadiumet janë të mbushura me shikues dhe ata kanë qenë fantastikë gjatë këtyre ndeshjeve, ka theksuar Giaccherini.