Conte jep dorëheqje
Torino, 15 korrik - Antonio Conte nuk do të jetë më trajneri i Juventusit! Lajmi është zyrtarizuar nga klubi bardhezi dhe sipas mediave italiane shkak i përfundimit të aventurës së suksesshme të teknikut ka qenë pakënaqësia e Contes me merkaton e Juventusit.
Torinezët nuk blenë dot Alexis Sanchez dhe në të njëjtën kohë po përgatiten të shesin Arturo Vidalin tek Manchester United.
Tashmë, Massimiliano Allegri dhe Roberto Mancini janë kandidatët kryesorë për të zënë vendin e lënë bosh nga Conte në pankinën e kampionëve të Italisë.
Nga ana e tij, Antonio Conte mund të marrë drejtimin e kombëtares italiane të futbolli