Cole: Nuk qëndroj te Chelsea
Londër, 20 maj - Ashley Cole e ka bërë të qartë se do të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar veror.Kontrata e 33-vjeçarit skadon në fund të qershorit dhe ai nuk është i interesuar që të vazhdojë me Chelsean.
Jose Mourinho ka dashur ta mbajë në skuadër futbollistin anglez, mirëpo ai nuk dëshiron që të qëndrojë në bankën rezervë.
Jam duke i shqyrtuar opsionet me agjentin tim se ku do të luaj në sezonin e ardhshëm dhe fatkeqësisht, Chelsea nuk është një nga to, ka shkruar mbrojtësi i majtë në Twitter.
Cole kaloi te Blutë në vitin 2006 nga Arsenali.