Cole i gatshëm për Botëror
Londër, 29 prill - Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, mendon se Ashley Cole ka dëshmuar kualitetet në fitoren e të dielës ndaj Liverpoolit për të qenë pjesë e Botërorit.
Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, do ta emërojë ekipin prej 23-lojtarëve më 13 maj dhe pozita e Cole ka qenë e kërcënuar dukshëm pasi ai u bë një lojtar dytësor te Chelsea këtë sezon.
Por Mourinho mendon se edhe pse ka luajtur pak, Cole ka dëshmuar se meriton një vend në kombëtaren angleze.
Ashley nuk ka luajtur shumë, por ai ka luajtur kundër Atletico Madrid dhe Liverpoolit në udhëtim. Këto ndeshje përfaqësojnë 20 dhe Roy Hodgson e di se Ashley Cole është i gatshëm për Botërorin, ka thënë Mourinho.