Coca Cola ua mundëson nxënësve aktivitetet sportive
Me këtë rast përfaqësuesit e Coca-Colas, shprehën vendosmërinë e tyre për të ndihmuar komunitetet kudo që veprojnë dhe sipas tyre një kompani është aq e fortë dhe e shëndetshme për aq sa janë komunitetet të cilave u shërben.
"Derisa biznesi ynë rritet, ne jemi angazhuar gjithashtu të forcojmë komunitetet kudo që ne veprojmë dhe punojmë. Ne e dimë se biznesi ynë mund të jetë aq i fortë dhe i shëndetshëm, për aq sa janë komunitetet të cilave ne u shërbejmë", tha z. Kreshnik Sinani, Drejtor i Coca- Cola për Kosovë.
Ai vuri në dukje se: "me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, ne kemi vendosur të furnizojmë shkollat me inventar të nevojshëm dhe më shumë se 4,000 studentë do të jenë në gjendje të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme".
Në fund Sinani premtoi se do të ketë projekte të ngjashme edhe në të ardhmen.
Drejtori i shkollës së mesme "Hoxhë Kadri Prishtina", Jahë Sahiti, gjatë këtij inaugurimi, falënderoi Coca-Colan për donacionin: "falënderojmë kompaninë Coca-Cola dhe ne jemi shumë me fat që jemi pjesë e këtij projekti, ku rreth 1,800 nxënësit tanë do të jenë në gjendje të kryejnë aktivitetet e tyre sportive në shkollë".
Drejtori i të shkollës së mesme " 28 Nëntori", Ajet Brajshori shprehu mirënjohjen e tij: "Investimet e bëra nga Coca-Cola do të reflektojnë pozitivisht, në cilësinë e edukimit fizik në shkollë . Më lejoni të shfrytëzoj rastin të falënderoj Coca-Cola në emër të 1400 studentëve dhe stafit të shkollës sonë".
Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm Zeqë Metaj , përfaqësues i Komunës së Prishtinës , i cili deklaroi: " Unë do të doja të falënderoj të Coca-Colan, në emër të Drejtorisë së arsimit në komunën e Prishtinës, për investimet që ata kanë bërë në këto dy shkolla dhe kjo duhet të inkurajojë edhe kompanitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë".
Në fund të ceremonisë, studentët luajtën një lojë të basketbollit, para mysafirëve të pranishëm.