City me superofertë për Paul Pogba
Manchester, 2 maj - Mesfushori i Juventusit Paul Pogba ka zhvilluar deri më tani një sezon fantastik.
Ai ka qënë një nga protagonistët kryesor të skuadrës torineze të cilët megjithëse nuk arritën në finalen e Europa League kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë duke dominuar në serinë A.
që forma mjaft e mirë e francezit nuk mund ta kalonte pa u vënë re nga klubet me më shumë potencial ekonomik në Europë.
Më parë ishte PSG që shfaqi interes ku u spekulua se parizienët kishin gati dhe një ofertë prej 70 milion eurosh për Juventusin ndërsa sot nga mediat britanike mësohet se klubi i Manchester City është gati të ofrojë 39 milion plus kartonin e Edin Dzekos për shërbimet e mesfushorit juventin.
Nëse Juventusi nuk është e bindur atëherë klubi i City-t është gati ti shtojë ofertës edhe kartonin e ish-lacialit Kolarov.
Me sa duket Pellegrini e kërkon me çdo kusht Pogban në skuadër sezonin ardhshëm dhe klubi është gati bëj çmenduria për ta afruar francezin tek qytetarët.
Drejtuesit e Juventusit e kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë interes të privohen nga ylli francez, madje edhe më parë kur zërat për një ofertë të PSG sa vinin e shtoheshin drejtori sportiv i juves Marotta deklaroi se Pogba nuk do të largohet pasi është shumë i rëndësishëm për skuadrën bardh e zi.
Ish-lojtari i Manchester United ka qënë në qëndër të spekulimeve të merkatos prej disa muajsh, ku përveç PSG u përfol edhe për një interesim të gjermanëve të Bajernit të Mynihut. Të shohim se cili do të jetë reagimi i drejtuesve bardh e zi përball një ofertë të re që mbërrin nga Anglia.
Dzeko është një lojtar që do ti bënte mjaft punë Antonio Contes pa llogaritur se 39 milion eurot mund të investoheshin sërish në merkato për të sjellë në Juventus Stadium një tjetër lojtar cilësor.