City gati të ofrojnë plot 47 milionë euro për Manuel Neuer
Manchester, 8 dhjetor - Manchester City po përgatit një maxi-ofertë për të bindur kampionët e Europës dhe Gjermanisë Bayern Munchen të shesin portierin Manuel Neuer.
Sipas britanikes \"Sunday Express\", \"Citiziens\" janë gati të ofrojnë plot 47 milionë euro për kartonin e ish gardianit të Schalke 04.
Nëse ky operacion do të mbyllet me sukses portieri gjerman do të bëhej më i shtrenjti në historinë e futbollit përsa i përket rolit të tij.