City e PSG mund ta blejnë Messin
Barcelonë, 10 mars - Drejtori i ri sportiv i Barcelonës, Alessio Braida, pranon se fuqia financiare e Manchester Cityt e Paris Saint-Germainit mund të largojë yllin argjentinas Lionel Messi nga \"Camp Nou\".
Ka pasur spekulime për të ardhmen e Messit që nga fillimi i këtij viti, ndonëse argjentinasi së fundi ka qenë mjaft i lumtur dhe ka vazhduar me thyerje të rekordeve, transmeton koha.net.
Ndonëse Braida pranon se do të jetë \"thuajse e pamundur\" për të larguar argjentinasin nga Barça, ai ndien se fuqia financiare e Man. Cityt dhe PSG-së mund të arrijë të bëjë një gjë të tillë.