City do të paguajë rreth 45 milionë euro për Mangala e Fernando
Manchester, 31 janar - Manchester City vazhdon të negociojë për dyshen e Portos, Mangala dhe Fernando, në rast se arrihet marrëveshja, klubi anglez do të paguajë rreth 45 milionë euro për të dy futbollistët.
Edhe pse shanset janë që vetëm Fernando të transferohet gjatë këtij afati, kurse Eliaquim Mangala në qershor. Në ndërkohë, për këtë të fundit kanë konkurrencë edhe PSG-në.
Fernandos i skadon kontrata në qershorë.