City dakordohet për shitjen e Yaya Toure
Manchester, 17 mars - Sipas asaj që raporton sot \"La Gazzetta dello Sport\", në ditët e shkuara ka patur një takim mes Interit dhe Manchester City-t për të folur për të ardhmen e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure.
Drejtuesit e \"Citiziens\", pavarësisht përgënjeshtrimeve publike të teknikut Manuel Pellegrini, ka hapur mundësinë e shitjes së lojtarit për një shumë prej 20-23 milionë eurosh.
Kujtojmë që Yaya Toure fiton rreth 13 milionë euro në sezon.