City, blen për 45 milionë euro mbrojtësin Nicolas Otamend
Manchester, 18 gusht - Manchester City ka përforcuar mbrojtjen me argjentinasin Nicolas Otamendi, lojtar të cilin e ka blerë nga Valencia për 45 milionë euro plus bonuse.
Në këtë operacion nuk ka hyrë mbrojtësi Mangala, i cili pritej të shkonte te Valencia. Duket se rendimenti i tij i mirë në ndeshjet e para me Manchester City ka bërë që trajneri Mauricio Pellegrini të ndryshojë mendim dhe të vendosë ta mbajë në skuadër.
Zyrtarizimi i transferimit të Otamendit te Manchester City pritet të bëhet në orët në vazhdim.