10 Janar 2025

City, 35 milionë për Wilfried Bony

Manchester, 11 janar - Manchester City e drejtuar nga Manuel Pellegrini ka arritur marëveshjen me Swansea City për transferimin e sulmuesit Wilfried Bony.

35 milionë euro do të derdhin sheikët në arkën e skuadrës uellsiane për të transferuar talentin premtues nga Bregu i Fildishtë që do të fitojë 96 mijë euro në javë nga kontrata me \"Citizens\".

Një shpenzim ky që mund të bjerë ndesh me normat e fair play financiar të vendosura nga UEFA por Manchester City i ka bërë mirë llogaritë sepse mbrojtësi Matija Nastasiç do të largohet me destinacion Schalke 04 për të lehtësuar peshoren e pagave në klub.

City është vënë në monitorim të rreptë nga UEFA pasi gjatë merkatos së verës shpenzoi 64 milionë euro, por blerja e Wilfried Bony duket se është një lëvizje e detyruar për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të Sergio Agueros dhe formës jo të mirë që po tregon dyshja Dzeko-Jovetiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)