City, 12 milionë euro page për Reusin
Manchester, 4 nëntor - Manchester City po insiston ta transferoj Marco Reusin nga Borussia Dortmund. Klubi anglez i ka ofruar pagë të majme reprezentuesit gjerman që ta bind për tu transferuar në Etihad.
Marco Reus i ka ditët e numëruara në Singal Iduna Park. Borussia e Dortmundit do ta ketë shumë të vështirë për ti rezistuar presionit të skuadrave të mëdha europiane, që janë gati ti ofrojnë 25-vjeçarit një pagë stratosferike.
Sipas Daily Mail, Manchester City kërkon ta joshë Reus me 12 milionë euro në vit, duke hyrë fuqishëm në garë për të mposhtur konkurrencën Bayern Munichut, Barcelonës por edhe Liverpoolit, që prej kohësh po e monitorojnë situatën e futbollistit të kombëtares gjermane.
Gjatë muajit janar, periudhë kur afati kalimtar i dimrit është e hapur, ofertat për Reus pritet të kapin shifra stratosferike, që do të lëkundnin edhe Borussia Dotmundin.
Kontrata e Reus me verdhezinjtë skadon në verë të 2017, ndaj në mos në janar, verën e ardhshme futbollisti gjerman do të jetë transferuar në një tjetër skuadër të madhe, e gatshme për ti ofruar aq shumë para sa Dotmundi nuk do të mund të bënte asgjë për ta mbajtur në Signal Iduna Park.