08 Janar 2025

"Çiklizmi", ngriti rreth 15 mijë euro

Prishtinë, 8 qershor - Pas 3 ditë rrugëtimi përreth Kosovës çiklistët u kthyen mbrëmë në Prishtinë rreth orës 19.00. Mëngjesin e datës 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë.

Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe u kthyen përsëri në Prishtinë në pikën përmbyllëse në Sabaja Bar – ku u mirëpritën heronjtë. Gjatë rrugëtimit edhe disa qytetarë e çiklistë të tjerë iu bashkuan ekipit.

Aktiviteti arriti të sigurojë rreth Eur 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan mbrëmë në Sabaja Bar në Prishtinë.

Mark Dixon, çiklistë dhe njëherit njëri nga organizatorët shprehet se “Edhe këtë vit kjo ngjarje u përmbyll me sukses. Sado që ishte i lodhshëm rrugëtimi, kauza për të cilën të gjithë ne pedalonim ishte më e fuqishme. Ne pedaluam rreth 500km distancë me rreth 8000m lartësi në temperatura të larta e mbrëmje me vetëtima, por ia dolëm me sukses.”

I gjithë ky rrugëtim mbante karakterin humanitar – atë të ngritjes së fondeve për nënat dhe fëmijët. “Sukses shumë i madh që të sigurohen gjithë këto fonde që përkrahin programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, andaj falenderojmë organizatorët si dhe të gjithë çiklistët e kontribuesit,” – shprehet Arta Hasanaj, përfaqësuese e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe vazhdon: “Ky aktivitet do të përsëritet edhe në vitet e tjera dhe të gjitha fondet do të përdoren drejt përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës në vendin tonë. Me këto fonde të siguruara këtë vit do të mbështeten programet furnizuese për Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, që ofron kujdes për foshnjet e lindura para kohës.”

Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë (Mark Dixon dhe Thomas Flanagan) që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop, Pilot Bike, punonjës ndërkombëtarë dhe miq të shumtë. 

\"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\" është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan. Është zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga maji i 2013-tës, derisa bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” zhvillon programe shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)