05 Janar 2025

Chung Mong-joon në garë për president i FIFA

Gjenevë, 18 gusht - Lista e kandidatëve për president të ardhshëm të FIFA-s u shtua sot me një emër të njohur, kur ish-nënpresidenti i organizatës, jug-koreani Chung Mong-joon shpalli kandidaturën.

Chung, një kritik i ashpër i presidentit Sep Blatter u zotua të luftojë korrupsionin dhe t’i rikthejë organizatës besimin dhe respektin e tifozëve.

Jug-koreani Chung Mong-joon deklaroi zyrtarisht kandidaturën për president i FIFA-s në atdheun e Michel Platinis, në Francë.

“FIFA nënkupton futbollin, por edhe më shumë se kaq, ajo përfaqëson menaxhimin e mirë. Sot FIFA po përjeton një krizë të thellë. Në këto rrethana, presidenti i organizatës duhet të jetë menaxher i krizës dhe reformator. Ai duhet të jetë më shumë se thjesht kreu i një departamenti teknik”.

Miliarderi 63-vjeçar, Chung Mong-joon, zotërues i paketës kontrolluese të aksioneve në kompaninë jug-koreane të makinave Hyundai, shihet si një ndër kandidatët më të fortë për posin e presidentit të FIFA-s, por ka përballë një konkurrencë të ashpër me kreun e UEFA-s, Michel Platini.

Gara për kreun e ri të FIFA-s zhvillohet pasi presidenti Sep Blatter dha dorëheqjen pas skandalit për korrupsion që goditi organizatën. Ai vazhdon të kryesojë FIFA-n deri në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me skandalin, zoti Chung tha se problemi i FIFA-s qëndron në individët që e kanë udhëhequr dhe që nuk janë të interesuar për ta luftuar korrupsionin, por për ta fshehur atë. Ai u shpreh se rivali i tij kryesor, Platini, kishte qenë shumë pranë Blatterit dhe problemit të korrupsionit dhe nuk ka si të jetë një udhëheqës i mirë:

“E dini se çfarë marrëdhëniesh kishte Michel Platini me Presidentin Blatter? Media evropiane e portretizon Platininë si një ndër njerëzit që gëzonin mbrojtjen dhe besimin e Blatterit. Nuk kishte ndonjë konotacion negativ, ishte një marrëdhënie si mes babait dhe djalit. Si ka mundësi që Platini tani fajëson Blatterin sikur ta kishte armik? Mendoj se Platini nuk duhet të jetë në garë”.

Korrupsioni, tha zoti Chung, lind kur udhëheqësit e mendojnë veten të pazëvendësueshëm. Ai premtoi se po të zgjidhet president, do të qëndrojë vetëm katër vjet dhe u zotua që me një mandat të ndryshonte organizatën e FIFA-s.

Zgjedhjet për presidentin e ri zhvillohen më 26 shkurt.



  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)