Chelsea, ofertë për Loic Remy
Londër, 12 gusht - Chelsea ka bërë ofertë për sulmuesin e Queens Park Rangers, Loic Remy, pas lëndimit të Didier Drogbas.
Blutë akoma nuk kanë marrë një konfirmim nga stafi mjekësor për kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit veteran, ndërsa drejtuesit e klubit tashmë janë duke i shqyrtuar opsionet.
Gjatë këtij afati kalimtar, Remy është lidhur me Arsenalin, Tottenhamin dhe Liverpoolin.
Madje, me Redsat ishte arritur marrëveshja, porse transferimi nuk ndodhi pasi lojtari kishte dështuar gjatë testeve mjekësore.
Francezi tash është kthyer në stërvitje me QPR-në dhe trajneri Harry Redknapp beson se do ta ketë në skuadër.